Përfaqësuesja e Zvicrës, për të cilën luanë Xherdan Shaqiri me shokët e tij shqiptarë, të hënën do ta zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Franca 2016”.
Kundërshtari i parë i helvetikëve është ekipi i Anglisë. Kjo e fundit po i frikësohet udhëtimit drejt Zvicrës. Madje, anglezët rrezikun më të madh e shohin te Shaqiri dhe shqiptarët tjerë, si Admir Mehmedi e Granit Xhaka. Kështu ka shkruar të dielën gjiganti anglez “Daily Mail”.
Ky medium “Xhuxhin magjik” siç e quan Shaqirin, e konsideron yllin më të madh të Zvicrës, ndërsa lavdëron inteligjencën e Xhakës, për çka e quan “Ajnshtajni i ri”.
No comments:
Post a Comment