Monday, September 15, 2014

SHBA, fituese e Kupës Botërore në Basketboll

Shtetet e Bashkuara fituan Kupën Botërore në Basketboll FIBA dhe automatikisht, një vend në Lojërat Olimpike, që e sigurojnë fituesit këtij titulli.


Skuadra amerikane mundi atë të Serbisë në ndeshjen që u zhvillua në Madrid, me rezultatin e thellë 129-92.  Kjo është hera e parë që skuadra amerikane e basketbollit për meshkuj siguron dy fitore të kupës botërore njëra pas tjetrës.
22-vjeçari Kyrie Irving, i skuadrës “Cavaliers” të Cleveland-it, organizatori i lojës, ishte lojtari që shënoi më shumë pikë, gjithsej 26.
Ai shënoi në të 6 gjuajtjet tre-pikëshe që pati rastin gjatë lojës, duke siguruar edhe titullin “Lojëtari më i vlefshëm” për turnamentin.  
Fitorja e së dielës i siguron skuadrës amerikane të basketbollit një vend në Lojërat Olimpike Verore të Rio de Janeiro në vitin 2016, në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të paraqitet në ndeshjet skualifikuese.

No comments:

Post a Comment