Tuesday, September 9, 2014

Skandal : Sa vjeç është Falcao?

Manchester United ka mohuar sugjerimet se Radamel Falcao gënjeu për moshën e tij kur nënshkroi për klubin në formë huazimi nga Monaco, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi kolumbian është zyrtarisht 28-vjeç, por “The Sun” raportoi në fundjavë se ka siguruar dokumentacion që dëshmon se ish ylli i Atletico Madridit ka lindur më 10 shkurt 1984, që do të thotë se është 30-vjeç.


Megjithatë, klubi ka mohuar spekulimet nëpërmjet një zëdhënësi që ka thënë për “Daily Mail” se futbollisti është 28-vjeç. “Ne ishim të vetëdijshëm për spekulimet, por nuk ekzistoi asnjëherë si çështje për ne”, deklaroi zëdhënësi.
United ka opsionin për blerjen e Falcaos në fund të sezonit.
Klubi nga Old Trafford ka paguar 6 milionë funte për huazimin e tij dhe paguan 280 mijë funte në javë në formë të rrogës, por duhet të shpenzojë edhe 46 milionë funte të tjera për të mbajtur Falcaon përtej këtij sezoni.
Kohë më parë edhe Falcao ka mohuar spekulimet rreth moshës së tij./zeri

No comments:

Post a Comment