Monday, September 29, 2014

Angela Martini feston bashkë me Ballistët fitoren e Shkëndijes

Pas fitores së thellë të klubit futbollistik  Shkëndija ndaj Teteksit me një pesëshe nuk kanë munguar edhe momentet festive të artistëve të mëdhenj shqiptar. Festa e Ballistëve ka reflektuar deri në New Jork ku Angela Martini , Fadil Berisha  kanë  festuar së bashku me Flarkan Pustinën  i cili punon në zyrën  për marrëdhënie me publikun në studion e Fadil Berishës.

Angela Martini shihet në krahët e Pustinës ku   shihen  me fanellat e  e klubit Shkëndija
Ndryshe Angela dhe Fadili njihen si miq të vjetër të Blerim Destanit

Friday, September 26, 2014

Emocione pa fund nga Shkëndija (VIDEO)

Në prag të ndeshjes kampionale në mes skuadrës së Shkëndijës dhe Teteksit, u sjellim një video nga ndeshjet e mëparshme.



Wednesday, September 24, 2014

Gjinia më e bukur nuk mungoi në stadiumin e Tetovës

Në ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Vardarit ku vendasit dolën fitues me rezultatin 2:1 në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë përveç djemve si tifozë kryesor kësaj radhe ishin ulur edhe një numër i madh i vashëzave, nxënëse dhe studente.



Shpresojmë që numri I tyre të ritet dhe Shkëndija të jetë një pasqyrë për gjitha klubet në vend dhe rajon edhe për nga prania e gjinisë më të bukur.

Golat nga ndeshja Shkëndija - Vardar 2:1





Tuesday, September 23, 2014

"Shqipëri Etnike" në Beograd

Si në Tiranë "Plisat" do të shkojnë edhe në Begrad. Tifozët e njohur si "Plisat" janë bërë gati që të përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Serbinë.

Tifozët nga Prishtina kanë nisur përgatitjet për të qenë në stadiumin "Partizani" në të martën e 14 tetorit, kur Shqipëria i shkon si mysafire Serbisë në shtëpi.

"Kërkesa është bërë prej Federatës shqiptare dhe në atë moment kur të aprovohet na jena të gatshëm me shku edhe organizimi veç ka fillu", tha për Klan Kosova Omer Rushiti, nga "Plisat".
Rreth 200 tifozë nuk kanë frikë se po shkojnë në një shtet dhe te një popull që për shumë kohë ishte armik me shqiptarët.
"Nuk tutemi, nuk kthehemi mbrapa", tha Rushiti.
Në Federatën e Sporteve të Kosovës thanë se nuk janë të përfshirë në asnjë lloj organizimi për sa i përket ndeshjes Serbi-Shqipëri, aq më pak për "Plisat" të cilët nuk ndjekin ndeshjet e Përfaqësueses.
"Federata e Futbollit nuk ka kurrfarë përgjegjësie ndaj veprimeve të askujt e as të "Plisave" e as të çfarëdo tifozllëku për kombëtaren shqiptare", tha për Klan Kosova, Eroll Salihu, Sekretar në FFK.
Rreth 1300 tifozë shqiptarë pritet të shkojnë në Beograd.

Pritet mbështetje dhe maturi nga publiku



Futbollistët e Shkëndijës janë duke bërë përgatitjet përfundimtare për takimin e parë të 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë, kur të mërkurën në Tetovë përballen me Vardarin. Krahas ekipit, kryesia është duke u marë me marjen e masave për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshje, duke shpresuar në mbarëvajtje të këtij procesi para, gjatë dhe pas ndeshjes. Arsyeja për mobilizim shtesë është paralajmërimi nga Federata e futbollit të Maqedonisë, e cila përballjen me Vardarin, si dhe takimin e xhiros së 9-të të dielën me Teteksin, i ka shpallur si ndeshje të rrezikut të lartë dhe do të ketë mbikqyrje plotësuese ndaj ngjarjeve dhe organizimit. Për këtë qëllim, duke dashur tw shmangim sanksionet eventuale kryesia e klubit shpreson në mirëkuptim dhe bashkëpunim korrekt nga të gjithë tifozët, të cilët gjithmonë janë ndihmesë e madhe e ekipit. Kërkohet maturi e madhe gjatë gjithë kohës, që nga arritja në stadium, hyrja në tribuna me biletë, përmbajtja nga provokimet dhe gjuajtja e gjësendeve të teren, si dhe lëshimi i qetë i tribunave pas përfundimit të takimit. Gjithashtu kërkohet mirëkuptim nga gjithë ata që insistojnë ndeshjen ta ndjekin nga ‘lozha’ e stadiumit, pasi numri i vendeve është i kufizuar dhe gjithë biletat janë shpërndara paraprakisht. Prania e më shumë personave, nga që është numri i kufizuar, vlerësohet si lëshim nga ana e organizatorit dhe rrezikon ndëshkime për klubin. Gjithsesi, kryesia beson fuqishëm në mirëkuptim nga publiku, pasi fundja qëllimi i përbashkët është fitorja e Shkëndijës dhe s’ka dyshim se secili do të japë pjesën e vet të kontributit në arritjen e qëllimit të dëshiruar.


Kukësi, Shaqiri trajneri që rrezikon më shumë

Për momentin stoli më i nxehtë duket ai i Kukësit pasi në dy ndeshje radhazi nënkampionët e dy sezoneve të fundit regjistrojnë vetëm humbje.

Për të arritur rezultatet e kërkuara një skuadër futbolli duhet të tregojë stabilitet, që nis nga stafi drejtues. Në këtë moment të Kategorisë Superiore kur janë luajtur 5 javët e para, regjistrohet vetëm një trajner i larguar, Ilirjan File i Elbasanit, dhe të mendosh që është larguar për mosmarëveshje me grupin e futbollistëve. Për momentin stoli më i nxehtë duket ai i Kukësit pasi në dy ndeshje radhazi nënkampionët e dy sezoneve të fundit regjistrojnë vetëm humbje. Një ecuri që vë në diskutim të ardhmen e trajnerit Artim Shaqiri skuadra e të cilit mbetet brenda objektivave.
Vetëm 3 pikë është diferenca me kreun dhe një distancë e tillë nuk është aspak e parikuperushme. Në këto 5 javë një situatë të tillë kaloi më parë edhe Partizani që pas dy javëve të para me 1 pikë të fituar, vendoste në pozitë të vështirë dhe nën presion trajnerin Shpëtim Duro. Por tre fitoret radhazi ndryshuan gjithcka dhe tashmë pozicioni i numrit një të stolit të të kuqve duket i salduar. Pak a shumë e njëjta situatë u përjetua edhe tek Skënderbeu, pas humbjes me Partizanin dhe barazimit më Apoloninë nuk munguan kritikat ndaj skuadrës dhe trajnerit Josa. Megjithatë qetësia, që është dhe tipari dallues tek kampionët solli kthesën e situatës pikërisht në një superndeshje me fitoren ndaj Kukësit. Nga ferri në parajsë kaloi dhe Armando Cungu me Lacin, që pas 4 javëve të para e shihte skuadrën me vetëm 3 barazime dhe një humbje. Por fitorja ndaj Tiranës dhe për më tepër me dominim total në fushë bëri që pozitat e trajnerit shkodran të kurbinasve të konsolidohen.

Monday, September 22, 2014

Luis Enrike: Imagjinoni si do jemi me Suarezin

Tekniku: Do të jenë ditë të vështira, por ne do të punojmë shumë. Për momentin kam 24 futbollistë në dispozicion dhe Suarez, i cili është i pezulluar. Të gjithë janë në formë të mirë
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ndihet mjaft pozitiv, pavarësisht disa kritikave të vogla për performancën e të tijve në ndeshjen e parë të Champions Leagues, atë ndaj Apoelit. Tekniku andaluzian, dje është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka folur para ndeshjes së sotme, atë ndaj Levantes.
Kundërshtari – “Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e vështirë. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Unë e njoh mirë skuadrën rivale dhe e di se si luan ajo. Levante luan si Apoeli për nga aspekti mbrojtës. Kjo do të thotë se janë të përqëndruar vetëm në mbrojtje. Nuk e di ç’të them, por ne do të japim më të mirën tonë. Gjithsesi, dihet që do të jetë një sfidë e vështirë.”

Fjalët e Ksavit – (Mesfushori një ditë para konferencës për shtyp të teknikut theksonte se ndihej si në sezonin e parë, kur Barcelonën e drejtonte Pep Guardiola.) “Nuk e di. Ksavi është një mik i mi dhe ai i ka idetë e qarta, sepse e njeh futbollin më mirë se kushdo tjetër. Ndoshta mund të jetë si thotë ai, por nuk mund të krahasohem me Guardiolën. Ajo që ai ka bërë është madhështore, por edhe ne do të përpiqemi të bëjmë diçka të tillë, po aq madhështore. Ne po punojmë shumë.”
Tri ndeshje në shtatë ditë – “Do të jenë ditë të vështira, por ne do të punojmë shumë. Për momentin kam 24 futbollistë në dispozicion dhe Suarez, i cili është i pezulluar. Të gjithë janë në formë të mirë. Madje edhe Vermalen, por vetëm këto ditë do të presim vendimin e doktorëve të klubit. Nesër do të shpall listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Levantes, pasi është më mirë.”
Suarez – Trajneri i Barcelonës ka lavdëruar përforcimin e ri, Luis Suarez. Strategu i ri i katalanasve është i kënaqur me punën e uruguajanit në stërvitje, edhe pse ai ende nuk ka të drejtë të luajë për skuadrën e tij të re për shkak të dënimit nga FIFA. “Është duke u adaptuar dhe stërvitet sikur të jetë duke u përgatitur për të luajtur të nesërmen. Kjo e ndihmon inkuadrimin e tij në grup”, deklaroi Enrike në konferencë për shtyp para duelit me Levanten. “Luis është përforcim i mirë edhe pa luajtur, është aq i mirë, paramendojeni pasi të luajë”, u shpreh ai.
“Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e vështirë. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Unë e njoh mirë skuadrën rivale dhe e di se si luan ajo. Levante luan si Apoeli për nga aspekti mbrojtës. Kjo do të thotë se janë të përqëndruar vetëm në mbrojtje.”

Deklarata
Rakitiç: Po, Mesi  ka një magnët  në këmbët e tij
Mesfushori i Barcelonës, kroati Rakitiç, është intervistuar së fundmi për “El Mundo Deportivo”-n, ku mes të tjerash ka folur për dashurinë që tifozët katalanas kanë për të dhe për krahasimet me Ksavi Hernandezin. “Tifozët tashmë më duan? Unë mundohem ta bëj punën time sa më mirë që të mundem. Nëse ata më duan, është fantastike. Unë vetëm dua që ata të më shohin duke punuar shumë”, ka thënë ish-lojtari i Sevijës. Në lidhje me krahasimet me Ksavin, Rakitiç tha: “Unë jam këtu të luaj lojën time jo ta kopjoj ndokënd. Ksavi është unik, idhull jo vetëm për mua, por për çdo mesfushor tjetër. Mesi? Po, ka magnet në këmbë. Ai nuk është më i miri në botë, por më i miri në histori. Ne kurrë nuk do të shohim lojtar si ai”, ka përfunduar Mister 18 mln euroshi.

Zbulimi
“La Masia” gjen Mesin,  është … nipi i tij!
Te Barcelona talentet nuk kanë fund. I fundit që bind quhet Agustin Mesi dhe është nipi i Lionel Mesit. Ai, në fakt, është pikërisht djali i vëllait të “Pleshtit”. Mediat spanjolle i kanë kushtuar shumë vëmendje 14-vjeçarit, sepse ai i ngjan jo pak xhaxhait të tij dhe shumë shpejt mund të jetë ylli i së ardhmes.

Reali duhet të frikësohet  prej “kafshuesit” të Barçës
Momentalisht, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është jashtë fushave të lojës, por dënimi i tij përfundon me 25 tetor, që do të thotë se ai mund të luajë në “El Classico”-n kundër Real Madridit. “Ai duket sikur Luis Suarezi i vitit të kaluar. Unë mendoj se ai tashmë është adaptuar shumë mirë me Barcelonën. Suarez po stërvitet shumë, ai po stërvitet sikur do të luajë nesër. Kjo është një gjë fantastike, pasi ishte synimi ynë. Ai do të jetë mëse i gatshëm kur do të rikthehet.” Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Enrike për të. Suarez është dënuar me katër muaj pa lojë, pas incidentit që pati me Xhorxhio Kielinin gjatë ndeshjes së Kupës së Botës, ndërmjet Uruguajit dhe Italisë.

Sunday, September 21, 2014

Pikë e madhe për Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës u kthye me një pikë të madhe nga Manastiri, e cila barazoi 0:0 me Pelisterin, në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Për ish-futbollistin e mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, është ndeshja e dytë e tij si trajner i skuadrës së kuqezinjve, ku ka arritur një fitore (3:0 ndaj Sileksit) dhe barazimi tashmë në Manastir, i cili është treguesi më i mirë se ka ndërtuar një skuadër që do të luftojë për kreun e tabelës. 


Shkëndija tash për tash mban vendin e pestë me 12 pikë ose ka 6 me pak se Vardari i Shkupit. Renova e Xhepçishtit nga Tetova befasoi për të keq, e cila si vendas u mund me rezultat 3:2 nga Turnovo. Renova kishte dy futbollistë më shumë në fushë, por as kjo epërsi nuk ishte e mjaftueshme që të paktën ta ndalin një pikë. Mysafirët nga minuta e 64-të ishte pa dy futbollistë, por duket se Renova nuk e kishte ditën e vet dhe pësuan humbje.
Liga e Maqedonisë 
Pelisteri-Shkëndija 0:0 (0:0)
Sileksi-Bregalnica 1:1 (1:0)
Teteksi-Metalurg 0:1 (0:0)
Rabotniçki-Vardari 0:2 (0:1)
Renova-Turnovo 2:3 (0:1)
Tabela
1. Vardari 8 5 3 0 15:5 18
2. Pelisteri 8 4 2 2 8:3 14
3. Metalurg 8 4 2 2 9:7 14
4. Turnovo 8 4 1 3 11:11 13
5. Shkëndija 8 3 3 2 14:11 12
6. Sileks 7 3 3 1 8:6 12
7. Rabotniçki 8 3 1 4 9:12 10
8. Renova 8 2 3 3 8:10 9
9. Bregallnica 7 1 0 6 6:11 3
10. Teteksi 8 0 2 6 4:16 2

Saturday, September 20, 2014

Partizani i pandalshëm, fiton me Teutën dhe ngjitet në krye

Të kuqtë prej tre javësh nuk njohin kundërshtar, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion
Armand Halili

Partizani – Teuta 2-0
Golat: Raçiç 40’, Fazlliu 42’
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani,Vrapi, Cuculi, Mazrekaj (Osmanaj 80’), Nexhipi (Trashi 46’), Batha, Vila (Mustafa 63’), Fazlliu, Raçiç. Trajner: Sh.Duro
Teuta: Rivzani, R.Hoxha, E.Hoxha, Kotobelli, Krasniqi, Hodo, Deliallisi (Dita 57’), Shabani, Peposhi (Korreshi 65’), Nika, Pepa. Trajner: H.Lika
Gjyqtarë: R.Sadiku, G.Qirici, E.Ganxhi (Elbasan)
Kartonë të verdhë: / R.Hoxha
Golat
40’ Mazrekaj kroson bukur në zonë nga goditja e dënimit dhe topi largohet jashtë zonës së durrsakëve, por Batha e kthen sërish dhe aty Raçiç pasi e kontrollon arrin të gjuajë fort dhe të shënojë. 1-0
42’ Mazrekaj jep një pasim të saktë për Vilën i cili gjen të papërgatitur mbrojtjen durrsake dhe përballë Rivzanit nuk gjuan, por jep një asis për Fazlliun që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të shënojë.
Episodet
1’ Nika provon me një goditje dënimi nga jashtë zone, por Hoxha pozicional arrin të presë.
6’ Mazrekaj kroson nga këndi dhe Batha ul saktë për Fazlliun i cili gjuan fort, por sfera është mbi tranversë.
7’ Shabani në pozicion ballor me portën e të kuqve godet saktë, por Hoxha pozicional arrin të grushtojë me vështirësi dhe të largojë rrezikun.
11’ Peposhi kroson në zonë, Nika arrin të gjuajë megjithatë portieri i Partizanit arrin të presë.
23’ Cuculi arrin të hedhë një top nga krahët në zonën e miqve dhe Vila arrin të gjuajë, megjithatë nuk ka asnjë problem për portierin mik.
24’ Nexhipi gjuan bukur pas një krosimi në zonë, por topi devijohet nga mbrojtësit e Teutës dhe përfundon në goditje nga këndi.
25’ Nexhipi arrin të lërë mbrapa Besnik Krasniqin dhe përballë Rizvanit gjuan në një pozicion diagonal me portën, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
29’ Fazlliu arrin të çajë bukur mbrojtjen e Teutës në krahun e majtë, por gjuajtja e tij përfundon mbi tranversë.
47’ Kotobelli kroson në zonën e vendasve dhe aty Deliallisi godet me kokë një top që përfundon jashtë.
52’ Mazrekaj ekzekuton bukur një goditje dënimi në kufinjtë e zonës, por sfera kalon ngjitur me shtyllën pingule.
71’ Mazrekaj jep asis për Raçiç i cili përballë Rizvanit gjuan lehtë dhe ky i fundit arrin të presë.
82’ Batha gjuan fort nga një goditje dënimi jashtë zonës, por topi shkon në duart e portierit mik.
Moviola
19’ Nika arrin të futet në zonën e skuadrës së Partizanit dhe aty i ndërhyn Vrapi duke larguar topin. Lojtari i Teutës rrëzohet dhe pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi, kryesori Sadiku.
63’ Maghalas kontrollon një top brenda zonës së të kuqve dhe është sërish Vrapi, i cili largon topin ndërsa braziliani, rrëzohet dhe stoli i Teutës kërkon goditje nga pika e bardhë, megjithatë Sadiku që është afër aksionit vazhdon lojën.

Pas Skënderbeut dhe Kukësit, Partizani ka arritur një tjetër fitore. Të kuqtë kanë marrë trepikëshin e radhës dje në “Qemal Stafa”, ndaj skuadrës së Teutës, e cila ka qenë e pafuqishme që të mëposhtë “demat” me moralin e lartë. Njeriu i ndeshjes edhe dje ka qenë Stefan Raçiç. Sulmuesi serb ka shënuar golin e parë, ndërsa duhet thënë se Partizani ka luajtur në grup. Teuta nga ana e saj është përpjekur që të gjejë rrjetën në minutat e para të ndeshjes, por nuk ja ka arritur një gjëje të tillë duke u larguar me humbje nga kryeqyteti.
Pjesa e parë – Shkëndijat e para në tapetin e “Qemal Stafës”, i kanë dhënë miqtë, të cilët kishin në stol një trajner si Hasan Lika, që ka drejtuar më parë Partizanin. Nika dhe Shabani vënë në provë Hoxhën, por ky i fundit bën gjithçka mirë dhe mban rrjetën e tij të paprekur. Të kuqtë përpiqen të jenë më të matur në veprimet e tyre dhe në fillim të lojës, e kanë pak të vështirë që të dalin në sulm. Mazrekaj përpiqet në krah dhe fiton duelin me Besnik Krasniqin, por kjo nuk mjafton që goli të vijë.
Rasti më i pastër për Partizanin do të vijë në minutën e 24’, kur Nexhipi gjuan pas një rrëmuje në zonë, por topi devijohet nga mbrojtësit miq. Pas këtij momenti, Teuta do të mbyllet në mbrojtje dhe do të jenë lojtarët e Partizanit që më anë të Fazillut do të tentojnë të gjejnë golin në minutën 29’, por sulmuesi i vetëm përballë Rizvanit nuk gjuan siç duhet. Teuta e ka të pamundur të reagojë dhe Pepa me Nikën bllokohen bukur nga Vrapi e Cuculi.
Goli për të kuqtë nuk do të vonojë shumë dhe në minutën e 40’, Raçiç shfrytëzon më së miri një top të kthyer në zonën kundërshtare nga Batha dhe pasi rrotullohet mirë, arrin të gjuajë duke realizuar. Të kuqtë nisin festën, ndërsa trajneri Lika kërkon më shumë përqendrim nga futbollistët e tij. Por durrsakët nuk do të kenë mundësi që të reagojnë, duke qenë se dy minuta më vonë do të vijë edhe goli i dytë për Partizanin. Mazrekaj jep një asis për Vilën i cili ka hpësira dhe gjendet përpara Rivzanit. Mesfushori i të kuqve nuk gjuan, por pason për Fazlliun, i cili me portën e boshatisur arrin të dyfishojë. Duket se fitorja i përket të kuqve, që në këto momente por duhet pritur edhe pjesa tjetër e lojës.
Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i lojës do ta gjejë Partizanin disi më të tërhequr dhe me luksin që i jep avantazhi. Një gjë të tillë e shfrytëzojnë mjaft mirë kundërshtarët, të cilët përpiqen të reagojnë, por pa arritur të shënojnë. Duro ndërkohë ka hequr nga loja Nexhipin dhe ka futur Trashin, ndërsa më pas edhe Mustafën, duke luajtur me tre shkatërrues.
Nga ana tjetër Lika është kundërpërgjigjur me Maghales, Korreshin dhe Ditën. Loja në këtë pjesë nuk ndryshon shumë, ndërsa Partizani ka mundësinë që edhe të trefishojë, por pa i’a arritur që ta bëjë një gjë të tillë, duke qenë se Raçiç dhe Fazlliu janë të paqartë përpara portës. Në fund të 90’ minutave Partizani merr edhe një tjetër trepikësh duke u ngjitur në krye të Superiores.

Debutimi
Në ndeshjen e djeshme për të kuqtë ka pasur edhe një debutim. Në minutën e 80’ të takimit. Sulmuesi i ardhur në ditët e fundit të merkatos së verës, Liridon Osmanaj është aktivizuar nga trajneri Duro. Futbollisti ende nuk e ka formën e duhur fizike megjithatë në minutat që u aktivizua bëri një paraqitje të mirë.
Tribuna “VIP”
Ashtu si në takimet e fundit, edhe në sfidën e djeshme presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi nuk ka qenë i pranishëm në stadium, pasi është për çështje pune jashtë vendit. Gjithsesi drejtori i klubit, Sulejman Starova nuk ka munguar në këtë sfidë. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu gjithashtu ka qenë i pranishëm në tribunën “VIP” të stadiumit “Qemal Stafa”, sëbashku me drejtues të tjerë të ekipit durrsak.

Karina Jelinek mahnitëse! Ja çfarë ka humbur Iturbe +18 Foto HOT



Ndryshe nga sa flitet nuk ekziston një histori dashurie mes sulmuesit të Romës, Manuel Iturbe dhe Karina Jelinek, modeles së lidhur në të kaluarën me disa futbollistë. Fjalët në lidhje me një raport midis të dyve ishin përhapur sidomos në Argjentinë, vendlindja e të dy protagonistëve të historisë së “trilluar”. Midis tyre s’ka asgjë, siç ka konfirmuar vetë Jarina: “Unë as që e njoh futbollistin, jo më të ketë ndonjë marrëdhënie midis nesh”. Në realitet duket se ka pasur një “flirt”, por Iturbe s’e ka zgjatur më tej.





Milan-Juve, kryefjala e të Shtunës në Europë

Ndonëse është vetëm java e tretë Serie A përball menjëherë dy nga tre skuadrat më të mira të historisë së futbollit në Apenine.
Pas ndeshjeve të mesjavës anembanë Kontinentit të Vjetër në aktivitetet e UEFA-s, skuadrat kryesore i rikthehen kampionateve respektive dhe vetvetiu e gjithë vëmendja përqëndrohet në klasiken e kampionatit italian Milan – Juventus. Ndonëse është vetëm java e tretë Serie A përball menjëherë dy nga tre skuadrat më të mira të historisë së futbollit në Apenine dhe kureshtja është vërtet e madhe për të kuptuar ca më tepër pas startit shumë të mirë të të dy ekipeve. Një ndeshje tepër e vecantë mbi të gjitha për të dy trajnerët dhe për vetë historinë që ata përfaqësojnë. Për dy sezone Filippo Inzaghi ka qenë nxënës i zellshëm i Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë dhe për më tepër në të kaluarën ka kontribuar për plot 4 sezone në radhët e Juventusit, duke humbur madje një Kupë Kampionesh në finalen e vitit 1998 ndaj Realit teksa luante krah përkrah me emra të mëdhenj si Alessandro Del Piero e Zinedine Zidane. Pas sukseseve ndaj Lazios dhe Parmas Superpipo ka rikthyer entuziazmin dhe ndoshta do të mjaftohej edhe me një barazim, duke patur paraysh që këtë herë në San Siro në orën 20:45 përballë do të jenë fituesit e 3 kampionateve të fundit. Një sezon më parë “Zonja e Vjetër” i fitoi që të takimet dhe sfida do të ketë një shije të vecantë edhe për vetë Allegrin, që zbret në Meazza për herë të parë si kundërshtar i popullit kuqezi dhe me një ekip që nuk ka pësuar ende gol. Pas arritjeve të trajnerit të mëparshëm Antonio Conte askush nuk peretendon të njëjtën gjë nga tekniku toskan, që ka fituar shumë shpejt respektin e bardhezinjve duke siguruar fitoren e parë me Juventusin që në sfidën hapëse të fazës së grupeve të Champions League, gjë që nuk ndodhte me paraardhësin e tij.

Java nis që në orën 18:00 me një duel mjaft të fortë në stadiumin “Dino Manuzzi” ku Empoli i Maurizio Sarrit do të bëjë cmos për të shfrytëzuar traditën pozitive ndaj klubit romanjol, për të siguruar pikën e parë të këtij edicioni në Serie A. Në Spanjë Reali do të udhëtojë në skaj të Spanjës për t’u ndeshur në orën 16:00 me Deportivo La Corunan, pas një disavantazhi 6-pikësh me Barcën në vetëm 3 javë kampionat. Galicia apo më saktë stadiumi “Riazor” ngjan me një vend të mallkuar për trajnerin italian Carlo Anchelotti, që aty është asfaltuar dy herë 4-0 si me Juventusin ashtu edhe me Milanin, por gjithsesi bëhet fjalë për një kohë tjetër dhe mbi të gjitha për një Depor krejt ndryshe. Në fakt tersi i këtij stadiumi për mbretërorët u thye vetëm në vitin 2010, pasi rezistoi për plot 18 vjet, por gjithashtu edhe në përballjen e fundit 19 muaj më parë, gjatë sezonit që rrëzoi Deportivon në Segunda Division madrilenët patën nevojë për një përmbysje të madhe në 17’ e fundit të sfidës, falë golave të dyshes Kaka – Higuain.
Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit, pavarësisht se pa Mario Mandzukic, do të tentojnë të lënë mënjanë disfatën e Championsit në Pire ndaj Olimpiakosit për të mundur në orën 20:00 në Vicente Calderon Celtan e Vigos, ndërsa më herët në orën 18:00 në San Mames Athletic Bilbao duhet të mposhtë lodhjen e mesjavës për të triumfuar ndaj Granadas, klub që udhëhiqet nga Joaquin Caparros, një njohje e vjetër, pasi ka drejtuar për katër sezone pikërisht klubin bask. Në Bundesliga në orën 15:30 rikthehet një klasike e futbollit gjerman si Hamburg – Bayern, megjithëse veriorët këto kohë nuk trembin aspak, madje kanë pësuar plot 36 gola në 8 përballjet e fundit ndërmjet tyre. Dinosaurët për momentin mbyllin renditjen dhe nuk kanë shënuar ende në kampionat, e pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Hamburgut shkarkuan trajnerin Mirko Slomka dhe emëruan në vend të tij 44-vjecarin Josef Zinnbauer. Po në të njëjtën orë Schalke do të presë në Gelsenkirchen Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa në orën 18:30 Jurgen Klopp me Borusian e tij do të bëjë cmos për të respektuar traditën në Mainz, pikërisht ndaj ekipit që e ka drejtuar për plot 7 sezonë radhazi e që njëkohësisht e bëri të famshëm.

Friday, September 19, 2014

Ranieri e Fernandez më të lumtur se kurrë Foto +18 (HOT)

Mariane Ranieri dhe Tiago Fernandez kanë dhënë një “shfaqje” gjatë kohës që ishim me pushime në Miami. Modelja e famshme nuk ka nguruar aspak të qëndrojë “toples” edhe pse interesimi i fotografëve ka qenë shumë i madh. Fotot e tyre kanë bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale..








Thursday, September 18, 2014

Finalja e vitit 2016, në "San Siro"

Finalja e Europa League do te luhet ne Basel.
Champions League 2016, UEFA zyrtarizoi zhvillimin e finales ne Milano per vitin 2016. Finalja e Europa League do te luhet ne Basel. 


Skandal seksual në një ekip zviceran

Masazhatorja e modestëve të Lenzburgut është hequr nga puna pasi presidentit të klubit i erdhi një video ku ajo shihej duke kryer seks oral tek një prej futbollistëve të skuadrës në një parking. 

Carmen, masazhatorja 40-vjeçare, u regjistrua gjatë aktit nga një futbollist 20-vjeçar, sipas gazetës ‘Blick’. Në video dëgjohen edhe zëra të lojtarëve të tjerë që duket se kanë qenë spektatorë.


Masazhatorja është justifikuar duke thënë se kishte dalë jashtë kontrollit dhe beson se dikush i ka hedhur diçka në pije pasi nuk mban mend asgjë.

Presidenti Ulrich Bruder tha: “Dikush duhet ta marrë fajin për atë që ndodhi. Nuk mund të përjashtoja gjysmën e lojtarëve, por i kam gjobitur.”

Wednesday, September 17, 2014

Duro: Derbi pa tifozë, e paimagjinueshme

Duro e sheh të papranueshëm faktin që derbi do të luhet pa tifozë pasi kjo është një nga ato sfida për të cilat mendohet që në hedhjen e shortit.

Dy fitoret në harkun e tre ditëve kanë rikthyer qetësinë e munguar tek Partizani. 15 herë kampionët e vendit po pergatiten për 90 minutëshin ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 5 të kategorisë superiore. Trajneri Shpëtim Duro vlerëson shumë fitoret ndaj Skënderbeut dhe Kukësit më shumë në aspektin psikologjik, duke shtuar që nisja e sezonit është shumë e mirë për ekipin e tij, duke përjashtuar humbjen me Apoloninë.
"Duhet të kuptohemi që ishte një fillim i mirë i sezonit në Lac. Pika e marrë atje na kënaqi por zhgënjyem në ndeshjen e luajtur ndaj Apolonisë. Luajtëm tre ndeshje në transfertë dhe këto dy fitoret e fundit janë shumë të rëndësishme për moralin e skuadrës pasi u arritën ndaj ekipeve të forta".
Përballja e fundjavës rezervon një duel me Teutën, skuadër e projektuar për të garuar për mbijetesë, dhe për më tepër që drejtohet nga ish trajneri i Partizanit Hasan Lika. Por Duro nuk kërkon nënvlerësim, duke evidentuar se kishte parashikuar që në fillim një garë të fortë dhe rezultate surprizë si këto të javës së fundit.
"Kam thënë që në fillim se vlerësoj të gjithë kundërshtarët njëlloj. Po dalin fjalët që kam thënë, ky kampionat ka rivalitet dhe këtë e tregoi më së miri java që sapo kaluam. Kampionati është i gjatë dhe në të mund të marrësh të treja rezultatet. Ndeshjet nuk janë njësoj, një humbje në Fier solli një situatë të keqe tek ne, dy fitoret na ngritën lart. Respektoj Teutën sepse ka një skuadër të mirë me futbollistë me emër në kampionat që luajnë prej disa vitesh në superiore. E vlerësoj shumë sepse presioni në këtë ndeshje është mbi ne".
Më pas një mendim shkon edhe për derbin me Tiranën, supersfidën e shumëpritur nga të dyja tifozeritë, e cila do të luhet pa praninë e tifozëve pas vendimit të komisionit të disiplinës për ngjarjet e dhunës në Loro Borici ndaj Vllaznisë. Si një nga trajnerët më me eksperiencë Duro e sheh të papranueshëm faktin që derbi do të luhet pa tifozë pasi kjo është një nga ato sfida për të cilat mendohet që në hedhjen e shortit.
"E them sinqerisht, dënimi për tifozët e Tiranës është i merituar por të luash derbin pa tifozë është e paimagjinueshme. Ne mezi e presim atë sfidë dhe janë pikërisht tifozeritë me ngacmimet e tyre që i japin bukuri derbit".
Partizani – Teuta do të zhvillohet ditën e premte në orën 19 dhe do të transmetohet në Supersport 4 dhe Supersport HD 4.

Tuesday, September 16, 2014

Ballistët ja thyen turinjtë, Nikolla Gruevskit!

Ballistët ja thyen turinjtë, Nikolla Gruevskit!

Ballistët e Tetovës ishin dhe janë ky grup tifozësh që përkrahën klubin e tyre në ditët më të vështira dhe atëherë kur Federata e Futbollit bënte ndalesë që mos udhëtohet si mysafirë për gjitha tifo grupet këto djelmosha atdhetar si ushtarë të Xhem Hasës nuk e ndalën marrshin e tyre drejt stadiumeve mysafire duke treguar se e gjithë Maqedonia Perëndimore është shqiptare që nga Shkupi, Kumanova, Velesi, Manastiri dhe Ohri.



Ata i dërguan selam edhe kryeministrit të Maqedonisë Gruevskit nga shkallët e stadiumit në Tetovë në atë kohë kur politikanët e popullit ishin përkulur para padronit të tyre.

Rikthimi i tyre në  shkallët e stadiumit është më se i nevojshëm jo vetëm për klubin e zemrës “Shkëndijën” por edhe për shqiptarët e “Maqedonisë Shqiptare”.

Shikoni magjinë e Januzajt e Di Marias (VIDEO)

Adnan Januzaj dhe Angel Di Maria janë driblerët më të mirë te Manchester Untied në këtë fillim stinor. Një epitet të tillë atyre ua jep pikërisht faqja zyrtare e klubit.

Manutd.com ka publikuar një video me lojtarët që kanë dhuruar spektakël në fanellën e Djajve të Kuq në këtë fillim stinor.

E, protagonistë kryesorë janë Adnan Januzaj e Angel Di Maria, të cilët shquhen për aftësi të jashtëzakonshme të manovrimit me top.
Videon me driblimet e Di Marias e Januzajt mund ta shikoni në këtë faqe :

http://www.manutd.com/en/News-And-Features/Features/2014/Sep/Trickbox-Manchester-United-tricks-and-skills-Angel-Di-Maria-Ander-Herrera-Adnan-Januzaj.aspx

Ballistët e Tetovës çohen dhe riorganizohen

A DUHET NDODHUR KJO ?!
Fillimisht Ballistët i pranojnë të gjitha kritikat e dërguara dhe jo seriozitetin e tyre kohëve të fundit që vërehet qartë si në këtë fotografi me dallim 100%-ësh !
Normalisht se gjithsecili grup tifozësh e ka formën e vetë, njëherë duke u ngritur, që pastaj të shkëlqejë dhe të vijë një kohë kur ajo formë maksimale edhe të zbehet me organizime jo të suksesshme dhe tribunë të boshatisur, pra ndodh edhe kjo !
Por ama kjo gjë nuk mund të mbetet e përhershme dhe tani kthehemi tek rinia tetovare, të cilët janë Ballista, si me emër ashtu edhe me mbiemër, këtu e ndërlidhim me atë se edhe atyre u djeg në zemër, pse të jemi në këtë shkallë ?!


E themi tani ne, si përgjegjës i atij grupimi kuqezi aty në Marshin Beqiri:
Mjaft ishte kjo gjendje, kjo dukje dhe këto fjalë...
Duke vendosur që nga ndeshja e ardhëshme si vendas të shpërthejmë ashtu siç i ka marrë malli, Tetovën, Shqiptarinë dhe normalisht "armiqët" !
Krejt OK, kur disa menduan se u tretëm dhe më nuk kthehemi ashtu si na njohin !
Ama kjo na ngrit edhe më shumë, se pa motiv nuk ka punë !
Kusht i obligushëm për krejt ju që ja dini shijen dhe lezetin tifos (pak më të vjetrit), se ende ju llogarisim në shtëpinë e madhe "Marshi's Brigade" !
Krejt aty, për ta vërtetuar atë që e krijuam një kohë të gjatë ...
KUJDES, DY DERBI ME DY RIVALËT E PËRJETSHËM !!!
Ndeshja për Kup, 1/8 e finales, takimi i parë.
SHKËNDIJA -vs- Vardar
24 Shtator 2014 (e Mërkurë)
Ndeshja në kampionat, xhiroja e 9-të.
SHKËNDIJA -vs- Teteks
28 Shtator 2014 (e Diell)
...........................
Prej Ballistëve garantohet mobilizim masovik në të gjitha aspektet organizative !
Koreografi, Baklijadë, Apele, Spektakël në vendin tonë si ZOT i këtij qyteti dhe e fundit Korteo para sfidës marshim nga sheshi "Iliria" !
ZJARRI DO TË JETË ATY KU KA QENË PËRHER !!!

Monday, September 15, 2014

Alban Meha: Do t’i shënoj gol Serbisë

Alban Meha pret me padurim 14 tetorin, ditën kur Kombëtarja shqiptare do të luajë në Beograd kundër Serbisë. Më parë kuqezinjtë presin Danimarkën në ndeshjen e dytë për Grupin I, pikërisht më 11 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Në një bisedë për gazetën kosovare “Sport Plus”, fantazisti kuqezi që aktivizohet në Bundesligë me Paderbornin, foli për riaftësimin nga dëmtimi, fitoren e Shqipërisë me Portugalinë dhe takimin e shumëpritur me serbët.


“Pas një lëndimi që kam pasur dhe jam detyruar të qëndroj jashtë fushës për një kohë jo të shkurtër, unë tani jam kthyer dhe jam duke stërvitur me ekipin tim, Paderborn. Po ndihem shumë mirë në stërvitje dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit. Nëse shkon gjithçka siç ka shkuar deri më tani, atëherë pas dy javëve do të jem i gatshëm të ndihmoj Paderbornin dhe Shqipërinë”, ka thënë fillimisht Meha.
Futbollisti nga Mitrovica nuk e ka ndier mirë veten gjatë kohës që nuk ka mundur të ndihmojë klubin e tij, e sidomos Kombëtaren shqiptare në përballjen me Portugalinë. Ndeshjen e luajtur në Aveiro mesfushori e ka ndjekur në TV mes ankthit.
“Unë kam dashur që të luaj edhe në fillim të kampionatit me Paderbornin, por nuk kam pasur mundësi për shkak të lëndimit. Po ashtu ka qenë një dëshirë e madhe e imja që të ndihmoja Shqipërinë në takimin e parë kundër Portugalisë, por nuk ishte e mundur. Jam gëzuar shumë që skuadra ka fituar kundër Portugalisë. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe po ashtu një natë e paharruar për të gjithë shqiptarët, pasi edhe Kosova fitoi ndaj Omanit”, deklaroi mesfushori.
Parësore për Mehën është fitorja kundër Serbisë, ndeshje për të cilën ai deklaron se do të jetë 100 për qind i gatshëm. Por ai dëshiron edhe diçka tjetër kundër serbëve.
“Do të jem i gatshëm kundër Serbisë. Dua të jem patjetër në fushë në atë ndeshje. Vetëm shpresoj të jem i gatshëm dhe të mos kem probleme me lëndime. Shumë e rëndësishme për ne është të fitojmë, nuk ka rëndësi kush shënon gol. Është e kuptueshme që unë do të dëshiroja të shënoja një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Të shohim, nëse do të më jepet rasti, do të provoj dhe besoj që do të mund të shënoj”, ka përfunduar 28-vjeçari, i cili prej tre sezonesh është pjesë e Paderbornit.
Golat e tij në sezonin e kaluar ngjitën skuadrën modeste gjermane në Bundesligë. Me fanellën kuqezi Meha është aktivizuar në 6 ndeshje, ndërkohë që ka arritur të shënojë dy eurogola ndaj Lituanisë dhe Maltës.

SHBA, fituese e Kupës Botërore në Basketboll

Shtetet e Bashkuara fituan Kupën Botërore në Basketboll FIBA dhe automatikisht, një vend në Lojërat Olimpike, që e sigurojnë fituesit këtij titulli.


Skuadra amerikane mundi atë të Serbisë në ndeshjen që u zhvillua në Madrid, me rezultatin e thellë 129-92.  Kjo është hera e parë që skuadra amerikane e basketbollit për meshkuj siguron dy fitore të kupës botërore njëra pas tjetrës.
22-vjeçari Kyrie Irving, i skuadrës “Cavaliers” të Cleveland-it, organizatori i lojës, ishte lojtari që shënoi më shumë pikë, gjithsej 26.
Ai shënoi në të 6 gjuajtjet tre-pikëshe që pati rastin gjatë lojës, duke siguruar edhe titullin “Lojëtari më i vlefshëm” për turnamentin.  
Fitorja e së dielës i siguron skuadrës amerikane të basketbollit një vend në Lojërat Olimpike Verore të Rio de Janeiro në vitin 2016, në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të paraqitet në ndeshjet skualifikuese.

Sunday, September 14, 2014

Tifozët nuk durojnë më!

Humbja për të dytin vit në derbin e Madridit në Santiago Bernabeu nga Atletico, nuk po kapërdihet kurrsesi nga tifozët e Realit.



Këta të fundit kanë qenë të zhurmshëm në ndeshjen që Atletico mposhti Realin, duke fishkëllyer portierin Iker Casillas pas golit të parë të pranuar,e për të vazhduar te presidenti Florentino Perez.
Politika e ndjekur e klubit kohëve të fundit e po ashtu shitja e Di Marisa dhe Alosnos, nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve të skuadrës mbretërore, të cilët gjatë ndeshjes disa herë kanë thirrur një zëri :”Dorëhiqu Florentino”.
Pa fishkëllima nuk ka kaluar edhe sulmuesi Karim Benzema, për shfaqjen e tij në këtë ndeshje

Ja si u vlerësuan yjet e Realit në humbje

Real Madridi është mposhtur në shtëpi në derbin e zhvilluar kundër Atletico Madridit. Më poshtë i keni vlerësimet e lojtarëve, duke u bazuar në performancën që kanë treguar ata në këtë takim.



Real Madrid: Casillas 7.5, Pepe 8, Arbeloa 7 (Dështim i ndeshjes), Coentrao 8, Ramos 8, James 8, Kroos 8, Modric 8, Bale 7.5, Benzema 7, Ronaldo 8.5
Zëvendësuesit: Isco 7.5, Hernandez 8,
Atletico Madrid: Moya 8.5, Siqueira 7.5, Miranda 8, Godin 8, Juanfran 8.5, Garcia 7.5, Gabi 8, Koke 8.5, Tiago 8.5, Mandzukic 7.5, Jimenes 7.5
Zëvendësuesit: Arda Turan 8.5 (Lojtar i ndeshjes), Griezmann 8

Saturday, September 13, 2014

Sulmuesi i kombëtares shënon 2 herë për RNK Split

Sulmuesi i kombëtares shënon 2 herë për RNK Split
Sokol Cikalleshi shkëlqen për RNK Split në kampionatin kroat duke shënuar dy gola. Sulmuesi kombëtares shqiptare, në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e ekipit nga Spliti u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes duke shënuar dy gola mjaft të bukur për të tijtë.



Finalizimi i parë i minutës së 26-të, ishte ai që riktheu rezultatin në barazpeshë në pjesën e parë, me Cikalleshin që realizoi pas një goditje të fortë dënimi. Në pjesën e dytë ekipi i tij u gjend sërish në disavantazh por Cikalleshi arriti të barazojë në minutën e 72-të pasi mori mirë një top të gjatë nga mbrojtja dhe me një goditje plot finesë evitoi daljen e portierit duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij ndaj Lokomotivës së Zagrebit, me RNK Split që aktualisht mban vendin e pestë në renditje me 9 pikë.

Friday, September 12, 2014

Artim Shaqiri: Me Partizanin, ndeshje e madhe

Shaqiri tha se do të donte që në këtë start të kampionatit të fliste vetëm për rivalitetin dhe cilësitë që po dhuron kategoria superiore në sezonin e ri e jo per dhune!
Skenat e dhunës në stadiumit Loro Borici vetëm se e prishin imazhin e futbollit shqiptar madje edhe pa syve të botës. Ato pamje të shëmtuara me zhvillimin e teknologjisë mund të bëjnë xhiron e botës dhe kjo do të ishte reklama më e keqe që mund të bëhet futbollit tonë. Ky është konteksti i fjalëve të trajnerit të Kukësit Artim Shaqiri, i cili do të donte që në këtë start të kampionatit të fliste vetëm për rivalitetin dhe cilësitë që po dhuron kategoria superiore në sezonin e ri.


"Ato ngjarje e prishin imazhin e futbollit shqiptar, ndaj duhen marrë masat që të mos ndodhin më në të ardhmen. Unë besoj se nuk do të ndodhin dhe se organizatorët do të marrin masat e duhura".
Duke ju kthyer garës sportive, Shaqiri kujton se vetë rezultatet dhe renditja pas javës së tretë janë tregues të një garë të fortë me shumë pretendentë.
"Fakti që diferencat në renditje janë të ngushta dhe se asnjë skuadër nuk është shkëputur tregon se cfarë rivaliteti ekziston në këtë kampionat. Secila skuadër do të kërkojë të gabojë sa më pak dhe t’i fitojë të gjitha takimet, pro mendoj se gara do të jetë e ashpër deri në fund."
Të dielën Kukësi do të presë në fushën e tij Partizanin, në një 90 minutësh që sipas 40-vjecarit do të ofrojë një ndeshje të madhe.
"E kam ndjekur sfidën e Partizanit me Skënderbeun dhe mund t’ju them se Kukësi – Partizani do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk mund të them se jemi favoritë ngaqë luajmë në fushën tonë, pasi se cili është favorit do ta tregojë vetëm fusha".