Tuesday, September 9, 2014

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë

Xhedan Shaqiri për momentin vlerësohet si futbollisti më i vlefshëm shqiptar në botë.
Anëtari i Bayern Munichut vlerësohet me plot 20 milionë euro nga uebfaqja e specializuar për transferime, transfermarkt.de.
Sipas kësaj të fundit, ndër shqiptarë, Adnan Januzaj është i dyti në listë. Edhe pse u flit për oferta marramendëse për të nga Real Madridi e PSG-ja që kalonin vlerën e 30 milionë eurosh, në tregun e futbollistëve Adnani vlen 10 milionë euro.

Një vlerë të tillë e ka edhe anëtari i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, i cili më parë luajti me Baselin.
Me 9.5 milionë euro vlerësohet përforcimi i ri i Galatasarayt, Blerim Xhemaili, teksa Admir Mehmedi vlen 7 milionë euro.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vlerën e 3 milionë eurove, aq sa vlen edhe Etrit Berisha.
Një vlerë mjaft të madhe e ka edhe supertalenti, Donis Avdijaj, i cili vlerësohet me 1 milion euro.
Renditja:
1. Xherdan Shaqiri – 20 milionë euro
2. Adnan Januzaj – 10 milionë euro
3. Granit Xhaka – 10 milionë euro
4. Blerim Xhemaili - 9.5 milionë euro
5. Shkodran Mustafi - 8 milionë euro
6. Admir Mehmedi – 7 milionë euro
7. Valon Behrami – 6 milionë euro
8. Pajtim Kasami – 3.5 milionë euro
9. Etrit Berisha - 3 milionë euro
10. Lorik Cana – 3 milionë euro
11. Shkëlzen Gashi – 2.75 milionë euro
12. Elseid Hysaj – 2.5 milionë euro
13. Valon Berisha – 2.5 milionë euro
14. Amir Abrashi – 2.25 milionë euro
15. Samir Ujkani - 2 milionë euro
16. Armando Vajushi – 2 milionë euro
17. Mërgim Mavraj – 1.7 milion euro
18. Alban Meha - 1.5 milion euro
19. Ergys Kaҫe – 1.2 milionë euro
20. Valdet Rama – 1 milion euro
21. Migjen Basha - 1 milion euro
22. Donis Avdijaj – 1 milion euro

No comments:

Post a Comment