Për momentin stoli më i nxehtë duket ai i Kukësit pasi në dy ndeshje radhazi nënkampionët e dy sezoneve të fundit regjistrojnë vetëm humbje.
Për të arritur rezultatet e kërkuara një skuadër futbolli duhet të tregojë stabilitet, që nis nga stafi drejtues. Në këtë moment të Kategorisë Superiore kur janë luajtur 5 javët e para, regjistrohet vetëm një trajner i larguar, Ilirjan File i Elbasanit, dhe të mendosh që është larguar për mosmarëveshje me grupin e futbollistëve. Për momentin stoli më i nxehtë duket ai i Kukësit pasi në dy ndeshje radhazi nënkampionët e dy sezoneve të fundit regjistrojnë vetëm humbje. Një ecuri që vë në diskutim të ardhmen e trajnerit Artim Shaqiri skuadra e të cilit mbetet brenda objektivave.
Vetëm 3 pikë është diferenca me kreun dhe një distancë e tillë nuk është aspak e parikuperushme. Në këto 5 javë një situatë të tillë kaloi më parë edhe Partizani që pas dy javëve të para me 1 pikë të fituar, vendoste në pozitë të vështirë dhe nën presion trajnerin Shpëtim Duro. Por tre fitoret radhazi ndryshuan gjithcka dhe tashmë pozicioni i numrit një të stolit të të kuqve duket i salduar. Pak a shumë e njëjta situatë u përjetua edhe tek Skënderbeu, pas humbjes me Partizanin dhe barazimit më Apoloninë nuk munguan kritikat ndaj skuadrës dhe trajnerit Josa. Megjithatë qetësia, që është dhe tipari dallues tek kampionët solli kthesën e situatës pikërisht në një superndeshje me fitoren ndaj Kukësit. Nga ferri në parajsë kaloi dhe Armando Cungu me Lacin, që pas 4 javëve të para e shihte skuadrën me vetëm 3 barazime dhe një humbje. Por fitorja ndaj Tiranës dhe për më tepër me dominim total në fushë bëri që pozitat e trajnerit shkodran të kurbinasve të konsolidohen.
No comments:
Post a Comment