Friday, September 5, 2014

Shkëndija do i hakmeret Vardarit në 1/8 e finales së Kupës

Sot në hapësirat e FFM-së u hodh shorti për formimin e dysheve të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shorti ka nxjerë Shkëndijën përballë Vardarit në 1/8 e finales së Kupës. Ky do të jetë takimi më interesant i kësaj faze, pasi si Shkëndija ashtu edhe Vardari numërohen në mesin e kandidatëve më serioz për të triumfuar në këtë edicion. Ndeshja e parë luhet më 24.09.2014 në Tetovë me fillim në orën 15:30, ndërsa takimi i kthimit në Shkup në program është më 14.10.2014 në orën 15:00.

No comments:

Post a Comment