Wednesday, September 3, 2014

Walter nuk do të jetë më drejtor sportiv në Shkëndijë

            Zivcerani Mathias Walter nuk do të jetë më drejtor sportiv i Shkëndijës. Ai erdhi një vit më parë në rradhët e Shkëndijës dhe kontribuoj gjatë gjithë kohës në ndërtimin e bazës së re të klubit në momentet që kompania ‘Ecolog’ merte drejtimin e ekipit. Mirëpo pas ndryshimeve të fundit në bordin drejtues, është vendosur që të ndërpritet marëveshja e tij me Shkëndijën. Duke ditur kontributin e tij në ekip gjatë vitit që lëmë pas dhe miqësisë së krijuar rreth skuadrës, Walter do të mbetet pjesë e miqve të klubit dhe konsulent për çështje të jashtme. KF Shkëndija falemenderon Mathias Walterin për kontributin e dhënë për klubin dhe i dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen. Bashkë me Walterin ndërpritet marëveshja edhe me trajnerin e shkathtësive, Stefan Kohler.


No comments:

Post a Comment