Trajneri i Interit ka si objektiv minimal një vend në Champions League
“Projekti me të rinjtë është i ngjashëm me Barçën e disa viteve më parë”
Inter e ka mbyllur merkaton e verës me disa goditje të rëndësishme për të synuar titullin kampion në Itali. I të njëjtit mendim është edhe trajner Valter Maxarri, i cili e shfrenon fantazinë, duke theksuar se zikaltrit janë të ngjashme me Barcelonën. Ish-trajneri i Napolit, e krahason me projektin e klubit me atë të katalanasve vite më parë. “Projekti i Interit është i njëjtë me atë të Barcelonës së disa viteve më parë. Ne shikojmë përpara në kohë. Askush nuk nënvizon faktin që luajmë me 4 futbollistë të rinj, Juan Jesus, Kovaçiç, Ikardi dhe Dodo. Është e njëjta situatë siç ndodhi me Barcelonën. Do të rikthehemi shumë shpejt tek sukseset”, tha strategu italian. Dje Maxarri ka qenë i ftuar ne Rikagiola, qendër eksperimentimi dhe zgjedhje klonale.
Ish trajneri i Napolit është më i karikuar se kurrë, për të ecur më tej me projektin e nisur
“Vlera e futbollistëve të Interit është e ndryshme nga ajo e viteve të kaluara, kështu që duhen gjetur kualitetet nëpërmjet punës. Një skuadër nuk bëhet e madhe vetëm me blerjet e mëdha. Nuk më mungon dëshira, pasi kur të vijë ai moment do ta braktis këtë zanat. Në realitet në këtë moment jam shumë i karikuar, madje më i karikuar se sa kur debutova në Serinë A”, u shpreh ,53-vjeçari. Objektivi minimal i trajnerit të Interit është arritja e vendit të tretë, i cili të dërgon në eliminatoret e Ligës së Kampioneve. “Te Napoli tregova se di të çojë përpara një projekt. Shpresojmë që me Interin të arrijmë kualifikimin në Ligën e kampioneve. Në karrierë kam paguar limitet e mia në komunikim. Jam përmirësuar dhe mund të përmirësohem akoma më tej”, u shpreh trajneri i Interit gjatë një interviste për mediat italiane.
No comments:
Post a Comment