Nga Gjergj Vyshka
Organizatori i talentuar ka uruar kombëtaren e De Biazit për fitoren e bujshme në Portugali
Volejbollisti shqiptaro-amerikan i jep fund karrierës së tij si lojtar me shumë trofe të fituara
Donald Suxho, korçari që i bëri të gjithë krenar me karrierën e tij brilante në volejbollin amerikan, tashmë ka vendosur t’i thojë “mjaft” lojës së luajtur. Kështu ka lajmëruar Illyria, kurse 38-vjeçari ka vendosur që të tërhiqet më në fund nga sporti që e bëri të njohur në turne ndërkombëtarë. Kapiteni i kombëtares amerikane është një nga volejbollistët më të suksesshëm në histori. I lindur në Korçë, fillimisht e ka nisur karrierën e tij tek Skënderbeu. Dhe si organizator i talentuar do të ishte dhe pjesë e Studentit në Kupën e Kampioneve, ashtu sikurse do të ishte dhe në kombëtare të paktën deri në vitin 1996. Familja e tij fiton llotarinë amerikane dhe menjëherë u vendos në SHBA, ku Donaldi ndoqi rrugën e babait sportist dhe trajner, duke shkëlqyer si organizator e duke fituar emër e sukses.
Pas ardhjes familjarisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar amerikan që në vitin 2001. Ai ka luajtur me një numër klubesh profesionale të volejbollit në vende të ndryshme të botës si: Bolivar, Sisley, Kaliningrad, Taranto, Arkas, Olympiacos, Patra etj. Që nga viti 2001 volejbollisti shiptaro-amerikan është organizator i ekipit kombëtar amerikan dhe një prej emrave kryesorë të tij.
Në 16 gusht deklaroi se nëse nuk do të siguronte së shpejti një tjetër kontratë njëvjeçare do të merrte vendim nëse do të vazhdonte ende me volejbollin, apo jo. Pas disa kampionatesh botërore dhe tre olimpiadash, me kombëtaren amerikane, ai vendosi më në fund që të mbyllë karrierën e tij në volejboll
Në 16 gusht deklaroi se nëse nuk do të siguronte së shpejti një tjetër kontratë njëvjeçare do të merrte vendim nëse do të vazhdonte ende me volejbollin, apo jo. Pas disa kampionatesh botërore dhe tre olimpiadash, me kombëtaren amerikane, ai vendosi më në fund që të mbyllë karrierën e tij në volejboll
No comments:
Post a Comment