Ndonëse është vetëm java e tretë Serie A përball menjëherë dy nga tre skuadrat më të mira të historisë së futbollit në Apenine.
Pas ndeshjeve të mesjavës anembanë Kontinentit të Vjetër në aktivitetet e UEFA-s, skuadrat kryesore i rikthehen kampionateve respektive dhe vetvetiu e gjithë vëmendja përqëndrohet në klasiken e kampionatit italian Milan – Juventus. Ndonëse është vetëm java e tretë Serie A përball menjëherë dy nga tre skuadrat më të mira të historisë së futbollit në Apenine dhe kureshtja është vërtet e madhe për të kuptuar ca më tepër pas startit shumë të mirë të të dy ekipeve. Një ndeshje tepër e vecantë mbi të gjitha për të dy trajnerët dhe për vetë historinë që ata përfaqësojnë. Për dy sezone Filippo Inzaghi ka qenë nxënës i zellshëm i Massimiliano Allegrit te kuqezinjtë dhe për më tepër në të kaluarën ka kontribuar për plot 4 sezone në radhët e Juventusit, duke humbur madje një Kupë Kampionesh në finalen e vitit 1998 ndaj Realit teksa luante krah përkrah me emra të mëdhenj si Alessandro Del Piero e Zinedine Zidane. Pas sukseseve ndaj Lazios dhe Parmas Superpipo ka rikthyer entuziazmin dhe ndoshta do të mjaftohej edhe me një barazim, duke patur paraysh që këtë herë në San Siro në orën 20:45 përballë do të jenë fituesit e 3 kampionateve të fundit. Një sezon më parë “Zonja e Vjetër” i fitoi që të takimet dhe sfida do të ketë një shije të vecantë edhe për vetë Allegrin, që zbret në Meazza për herë të parë si kundërshtar i popullit kuqezi dhe me një ekip që nuk ka pësuar ende gol. Pas arritjeve të trajnerit të mëparshëm Antonio Conte askush nuk peretendon të njëjtën gjë nga tekniku toskan, që ka fituar shumë shpejt respektin e bardhezinjve duke siguruar fitoren e parë me Juventusin që në sfidën hapëse të fazës së grupeve të Champions League, gjë që nuk ndodhte me paraardhësin e tij.
Java nis që në orën 18:00 me një duel mjaft të fortë në stadiumin “Dino Manuzzi” ku Empoli i Maurizio Sarrit do të bëjë cmos për të shfrytëzuar traditën pozitive ndaj klubit romanjol, për të siguruar pikën e parë të këtij edicioni në Serie A. Në Spanjë Reali do të udhëtojë në skaj të Spanjës për t’u ndeshur në orën 16:00 me Deportivo La Corunan, pas një disavantazhi 6-pikësh me Barcën në vetëm 3 javë kampionat. Galicia apo më saktë stadiumi “Riazor” ngjan me një vend të mallkuar për trajnerin italian Carlo Anchelotti, që aty është asfaltuar dy herë 4-0 si me Juventusin ashtu edhe me Milanin, por gjithsesi bëhet fjalë për një kohë tjetër dhe mbi të gjitha për një Depor krejt ndryshe. Në fakt tersi i këtij stadiumi për mbretërorët u thye vetëm në vitin 2010, pasi rezistoi për plot 18 vjet, por gjithashtu edhe në përballjen e fundit 19 muaj më parë, gjatë sezonit që rrëzoi Deportivon në Segunda Division madrilenët patën nevojë për një përmbysje të madhe në 17’ e fundit të sfidës, falë golave të dyshes Kaka – Higuain.
Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit, pavarësisht se pa Mario Mandzukic, do të tentojnë të lënë mënjanë disfatën e Championsit në Pire ndaj Olimpiakosit për të mundur në orën 20:00 në Vicente Calderon Celtan e Vigos, ndërsa më herët në orën 18:00 në San Mames Athletic Bilbao duhet të mposhtë lodhjen e mesjavës për të triumfuar ndaj Granadas, klub që udhëhiqet nga Joaquin Caparros, një njohje e vjetër, pasi ka drejtuar për katër sezone pikërisht klubin bask. Në Bundesliga në orën 15:30 rikthehet një klasike e futbollit gjerman si Hamburg – Bayern, megjithëse veriorët këto kohë nuk trembin aspak, madje kanë pësuar plot 36 gola në 8 përballjet e fundit ndërmjet tyre. Dinosaurët për momentin mbyllin renditjen dhe nuk kanë shënuar ende në kampionat, e pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Hamburgut shkarkuan trajnerin Mirko Slomka dhe emëruan në vend të tij 44-vjecarin Josef Zinnbauer. Po në të njëjtën orë Schalke do të presë në Gelsenkirchen Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa në orën 18:30 Jurgen Klopp me Borusian e tij do të bëjë cmos për të respektuar traditën në Mainz, pikërisht ndaj ekipit që e ka drejtuar për plot 7 sezonë radhazi e që njëkohësisht e bëri të famshëm.
No comments:
Post a Comment