Anglia tregoi se e ka hedhur pak krahëve dështimin që përjetoi në Botërorin e Brazilit, duke mundur 2-0 në kryendeshjen e grupit E Zvicrën e duke u bërë një start shumë të mirë elimantoreve.
Dy gola të Danny Ëelbeck vendosën një sfidë që për 90-minuta u luajt me një ritëm shumë të lartë. Në stadiumin St Jakob Park të Baselit, ndeshja nisi e ekuilibruar, edhe pse tre luanët kishin një marsh më tepër. Në minutën e 15-të një gabim i mbrojtjes zvicerane nuk u shfrytëzua si duhet nga Anglia, pasi kapiteni Rooney i asistuar nga Sterling e dërrgoi topin lehtësisht në duart e portierit Sommer.
Gjithsesi mundësinë e artë Anglia e pati në të 29-tën, por Ëelbeck edhe pse dogji në kohë Von Bergenin, nuk arriti të pasonte saktë për Sterling. 4 minuta më vonë ishte Hart ai bëri mrekullinë duke ndalur një gol të sigurt. Shaqiri gjeti saktë Seferovic por sulmuesi helvet nuk kishte kthjelltësinë e duhur para portës duke u ndalur nga gardiani anglez.
Rastin e fundit përpara se dy skuadrat të shkonin në pushimin mes dy pjesëve e kishte Anglia, por kësaj here ishte Sommer ai bëri heroin duke frenuar një goditje me kokë të Phil Jones në të 43-tën. Hart bëri sërish mrekullinë në minutën e 57-të duke ndalur edhe njëherë tjetër tentativën e Seferovic. Atë që nuk e bëri Zvicra e bëri Anglia vetëm dy minuta më vonë.
Në ndryshim nga Ëelbeck, Sterling e asistoi saktë shokun e tij me sulmuesin më të ri të Arsenalit që më pas e kishte thjeshtë një lojë fëmijësh për ta dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 1-0 në favor të tyre tre luanët e kishin më të thjeshtë për të menaxhuar takimin,pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të lojtarëve të Zvicrës që deri në fund kërkuan golin e barazimit, por një gjë të tillë e bëri Anglia me Ëelbeck në kohën shtesë që vulosi fatin e ndeshjes 2-0.
No comments:
Post a Comment