Sunday, September 7, 2014

Gazetarja publikon sms-të e “nxehta” të futbollistëve

Hilde van Malderen është një gazetare televizive belge që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë futbolldashësve në Belgjikë pasi ka publikuar një libër me mesazhet e “nxehta” që i kanë dërguar në celular protagonistët e kampionatit. Gazetarja sportive nuk i ka bërë publike emrat e atyre që i kanë dërguar mesazhet pasi do shkatërronte qindra familje. Ja disa prej teksteve: “Shpresoj që një ditë të takohemi jashtë botës së futbollit. Nuk dëshiron ta njohësh njeriun që fshihet pas futbollistit?” Një mbrojtës i Anderlehtit.

“Gjatë gjithë kohës ëndërroj për ty!” Një arbitër.
“Shiko se sa shumë më pëlqen.” Një gazetar, i cili i dërgon një foto erotike.
“Do flesh në shtëpinë time sonte?” Një sulmues i Klub Bruzh.
“Je shumë eksituese!” Një trajner.
“Më pëlqen shumë shampanja. Do të doja të ta derdhja në trup dhe të të lëpija të gjithën!” Një lojtar i Klub Bruzh.
“Nuk kërkoj një marrëdhënie serioze, pasi jam i martuar. Por, meqë nuk je e lidhur, si thua që të bëhemi shokë seksi?” Një mesfushor i Zulte-Varegem.

No comments:

Post a Comment