Tekniku: Do të jenë ditë të vështira, por ne do të punojmë shumë. Për momentin kam 24 futbollistë në dispozicion dhe Suarez, i cili është i pezulluar. Të gjithë janë në formë të mirë
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ndihet mjaft pozitiv, pavarësisht disa kritikave të vogla për performancën e të tijve në ndeshjen e parë të Champions Leagues, atë ndaj Apoelit. Tekniku andaluzian, dje është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka folur para ndeshjes së sotme, atë ndaj Levantes.
Kundërshtari – “Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e vështirë. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Unë e njoh mirë skuadrën rivale dhe e di se si luan ajo. Levante luan si Apoeli për nga aspekti mbrojtës. Kjo do të thotë se janë të përqëndruar vetëm në mbrojtje. Nuk e di ç’të them, por ne do të japim më të mirën tonë. Gjithsesi, dihet që do të jetë një sfidë e vështirë.”
Kundërshtari – “Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e vështirë. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Unë e njoh mirë skuadrën rivale dhe e di se si luan ajo. Levante luan si Apoeli për nga aspekti mbrojtës. Kjo do të thotë se janë të përqëndruar vetëm në mbrojtje. Nuk e di ç’të them, por ne do të japim më të mirën tonë. Gjithsesi, dihet që do të jetë një sfidë e vështirë.”
Fjalët e Ksavit – (Mesfushori një ditë para konferencës për shtyp të teknikut theksonte se ndihej si në sezonin e parë, kur Barcelonën e drejtonte Pep Guardiola.) “Nuk e di. Ksavi është një mik i mi dhe ai i ka idetë e qarta, sepse e njeh futbollin më mirë se kushdo tjetër. Ndoshta mund të jetë si thotë ai, por nuk mund të krahasohem me Guardiolën. Ajo që ai ka bërë është madhështore, por edhe ne do të përpiqemi të bëjmë diçka të tillë, po aq madhështore. Ne po punojmë shumë.”
Tri ndeshje në shtatë ditë – “Do të jenë ditë të vështira, por ne do të punojmë shumë. Për momentin kam 24 futbollistë në dispozicion dhe Suarez, i cili është i pezulluar. Të gjithë janë në formë të mirë. Madje edhe Vermalen, por vetëm këto ditë do të presim vendimin e doktorëve të klubit. Nesër do të shpall listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Levantes, pasi është më mirë.”
Suarez – Trajneri i Barcelonës ka lavdëruar përforcimin e ri, Luis Suarez. Strategu i ri i katalanasve është i kënaqur me punën e uruguajanit në stërvitje, edhe pse ai ende nuk ka të drejtë të luajë për skuadrën e tij të re për shkak të dënimit nga FIFA. “Është duke u adaptuar dhe stërvitet sikur të jetë duke u përgatitur për të luajtur të nesërmen. Kjo e ndihmon inkuadrimin e tij në grup”, deklaroi Enrike në konferencë për shtyp para duelit me Levanten. “Luis është përforcim i mirë edhe pa luajtur, është aq i mirë, paramendojeni pasi të luajë”, u shpreh ai.
“Ndeshja ndaj Levantes do të jetë e vështirë. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Unë e njoh mirë skuadrën rivale dhe e di se si luan ajo. Levante luan si Apoeli për nga aspekti mbrojtës. Kjo do të thotë se janë të përqëndruar vetëm në mbrojtje.”
Deklarata
Rakitiç: Po, Mesi ka një magnët në këmbët e tij
Rakitiç: Po, Mesi ka një magnët në këmbët e tij
Mesfushori i Barcelonës, kroati Rakitiç, është intervistuar së fundmi për “El Mundo Deportivo”-n, ku mes të tjerash ka folur për dashurinë që tifozët katalanas kanë për të dhe për krahasimet me Ksavi Hernandezin. “Tifozët tashmë më duan? Unë mundohem ta bëj punën time sa më mirë që të mundem. Nëse ata më duan, është fantastike. Unë vetëm dua që ata të më shohin duke punuar shumë”, ka thënë ish-lojtari i Sevijës. Në lidhje me krahasimet me Ksavin, Rakitiç tha: “Unë jam këtu të luaj lojën time jo ta kopjoj ndokënd. Ksavi është unik, idhull jo vetëm për mua, por për çdo mesfushor tjetër. Mesi? Po, ka magnet në këmbë. Ai nuk është më i miri në botë, por më i miri në histori. Ne kurrë nuk do të shohim lojtar si ai”, ka përfunduar Mister 18 mln euroshi.
Zbulimi
“La Masia” gjen Mesin, është … nipi i tij!
“La Masia” gjen Mesin, është … nipi i tij!
Te Barcelona talentet nuk kanë fund. I fundit që bind quhet Agustin Mesi dhe është nipi i Lionel Mesit. Ai, në fakt, është pikërisht djali i vëllait të “Pleshtit”. Mediat spanjolle i kanë kushtuar shumë vëmendje 14-vjeçarit, sepse ai i ngjan jo pak xhaxhait të tij dhe shumë shpejt mund të jetë ylli i së ardhmes.
Reali duhet të frikësohet prej “kafshuesit” të Barçës
Momentalisht, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është jashtë fushave të lojës, por dënimi i tij përfundon me 25 tetor, që do të thotë se ai mund të luajë në “El Classico”-n kundër Real Madridit. “Ai duket sikur Luis Suarezi i vitit të kaluar. Unë mendoj se ai tashmë është adaptuar shumë mirë me Barcelonën. Suarez po stërvitet shumë, ai po stërvitet sikur do të luajë nesër. Kjo është një gjë fantastike, pasi ishte synimi ynë. Ai do të jetë mëse i gatshëm kur do të rikthehet.” Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Enrike për të. Suarez është dënuar me katër muaj pa lojë, pas incidentit që pati me Xhorxhio Kielinin gjatë ndeshjes së Kupës së Botës, ndërmjet Uruguajit dhe Italisë.
No comments:
Post a Comment