Tuesday, September 9, 2014

Januzaj do largohet nga Manchester United?!

Lojtari i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj duhet të brengoset për të ardhmen e tij, pasi Louis Van Gaal ka bërë shumë ndryshime që prej ardhjes së tij në krye të skuadrës.
Një nga dyshimet më të mëdha është ndërrimi i formacionit nga 4-4-2 në 3-5-2, formacion ky që nuk i përshtatet kosovarit Januzaj.
Problem tjetër për Januzajn do të jetë edhe transferim i anësorit argjentinas, Angel Di Maria, i cili për shifrën rekord prej 75 milionë € u transferua nga Real Madrid.

Megjithatë, Daily Star shkruan se Louis Van Gaal dëshiron të bindë 19-vjeçarin se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e planit të tij.
Van Gaal që nga ardhja e tij ka transferuar 6 lojtarë të rinj dhe ka larguar disa lojtarë titullarë të edicionit të kaluar, Cleverly, Kagawa dhe Welbeck.

No comments:

Post a Comment