Ardian Kozniku do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës, mëson gazeta KOHA. Kështu bien poshtë gjitha spekuklimet se zëvendësuesi i Roj Ferençina do të jetë Robert Prosineqki si dhe ata vendor, Mirsad Jonuz, Bllagoja Milevski ose Zhikica Tasevski.
Nga ana tjetër drejtusit e klubit kuqezi në mënyrë ekspres kanë gjetur edhe zëvendësuesin e drejtori sportiv Matias Valter. Këtë detyrë në të ardhmen do ta ushtrojë, ish-futbollisti i këtij klubi, Nebi Mustafi.
Zyrtarizimi i Adrian Koznikut dhe Nebi Mustafit do të bëhet gjatë ditës së sotme në lokalet e klubit. Nga ana tjetë kuqezinjtë do të prezantojnë edhe blerjen më të re, Besmir Bojku
No comments:
Post a Comment