Shaqiri tha se do të donte që në këtë start të kampionatit të fliste vetëm për rivalitetin dhe cilësitë që po dhuron kategoria superiore në sezonin e ri e jo per dhune!
Skenat e dhunës në stadiumit Loro Borici vetëm se e prishin imazhin e futbollit shqiptar madje edhe pa syve të botës. Ato pamje të shëmtuara me zhvillimin e teknologjisë mund të bëjnë xhiron e botës dhe kjo do të ishte reklama më e keqe që mund të bëhet futbollit tonë. Ky është konteksti i fjalëve të trajnerit të Kukësit Artim Shaqiri, i cili do të donte që në këtë start të kampionatit të fliste vetëm për rivalitetin dhe cilësitë që po dhuron kategoria superiore në sezonin e ri.
"Ato ngjarje e prishin imazhin e futbollit shqiptar, ndaj duhen marrë masat që të mos ndodhin më në të ardhmen. Unë besoj se nuk do të ndodhin dhe se organizatorët do të marrin masat e duhura".
Duke ju kthyer garës sportive, Shaqiri kujton se vetë rezultatet dhe renditja pas javës së tretë janë tregues të një garë të fortë me shumë pretendentë.
"Fakti që diferencat në renditje janë të ngushta dhe se asnjë skuadër nuk është shkëputur tregon se cfarë rivaliteti ekziston në këtë kampionat. Secila skuadër do të kërkojë të gabojë sa më pak dhe t’i fitojë të gjitha takimet, pro mendoj se gara do të jetë e ashpër deri në fund."
Të dielën Kukësi do të presë në fushën e tij Partizanin, në një 90 minutësh që sipas 40-vjecarit do të ofrojë një ndeshje të madhe.
"E kam ndjekur sfidën e Partizanit me Skënderbeun dhe mund t’ju them se Kukësi – Partizani do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk mund të them se jemi favoritë ngaqë luajmë në fushën tonë, pasi se cili është favorit do ta tregojë vetëm fusha".
No comments:
Post a Comment