Thursday, September 4, 2014

Shkëndija pas pak prezanton Koznikun si trajner

Nuk është Prosineçki, as Tasevski, as Milevski, dhe as Shkëlqim Muça, por është Ardian Kozniku ai i cili do të udhëheq skuadrën e Shkëndijës në vazhdim të kampionatit elitarë në Maqedoni………
Si duket Shkëndija ka vendosur që në të ardhmen postin e trajnerit t’ia besojë gjakovarit, Ardian Kozniku. Pas shkarkimit të trajnerit kroat, Roj Ferençina, një sërë emrash u përmendën si kandidatë për të zëvendësuar strategun kroat, i cili ditë më parë për shkak rezultateve të dobëta u shkarkua nga ana e drejtuesve “kuq e zi”.
Kozniku është një emër i njohur i futbollit në trevat e Ballkanit por edhe Evropës, ku një kohë të gjatë ka luajtur edhe në futbollin francez. Ai e kishte nisur karrierën te Prishtina, për të vazhduar më pas te Hajduku i Splitit, ndërkohë sa i përket karrierës së tij në Francë, ai nga periudha (1994-1998), ishte pjesë e skuadrave si Cannes, Le Havre dhe Bastia.
Ai gjithashtu në karrierën e tij luajti edhe në Qipro me skuadrën e Apoel, si dhe në Austri te skuadra e Kernten, ndërkohë karrierën e tij futbollistike e mbylli ne Kroaci, me fanellën e skuadrës së Hrvatski Dragovoljac.
Ai gjithashtu për dy vite me rradhë (1998-2000) ishte pjesë e një ndër skuadrave më të njohura kroat, Dinamo Zagreb, ndërkohë ka mbrojtur ngjyrat edhe të kombëtares së Kroacisë, për të cilën kombëtare ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka të shënuar dy gola, ndërsa gjithashtu me këtë kombëtare në Botërorin e vitit 1998 në Francë u stolis me medalje bronzi.
E gjithë kjo eksperiencë e tij do të jetë e mirëseardhur te Shkëndija, skuadër kjo që me ardhjen e tij me siguri që presim të përfitojë në kualitet, sidmoms me fondin e futbollistëve që ka. Rikujtojmë drejtuesit e Shkëndijës gjatë afatit kalimtarë të verës, ishin ndër skuadrat më aktive duke sjellë në rradhët e tyre plotë 11 futbollistë, përfshirë këtu edhe përforcimin më të fundit, Besmir Bojkun, i cili gjithashtu pritet të prezantohet sot nga ana e drejtuesve të Shkëndijës së bashku edhe me trajnerin Kozniku./infosport


No comments:

Post a Comment