Wednesday, September 3, 2014

Xhaka : “Me Shqipërinë, sepse nuk arrij dot Zvicrën”

Prej gati 1 viti pritet debutimi i Taulant Xhakës me Shqipërinë, por për arsye fizike, ai nuk ka ardhur. U përsërit aq shpesh, sa shumë filluan të dyshonin se ai po shmangej duke pritur akoma një ftesë nga Zvicra në botëror, por tashmë kjo temë duket e mbyllur. Taulant Xhaka është në listën e Xhani de Biazit për ndeshjen me Portugalinë, ku pritet dhe te debutojë. Debutimin me Shqipërinë Xhaka e ka konfirmuar dhe për mediat zviceriane (Blick.ch), ku dhe ka shpjeguar arsyen : “Mos me keqkuptoni, nuk është një vendim kundër Zvicrës. Synimi im është të luaj ndeshje kombëtare dhe të matem me më të mirët. Konkurrenca për pozicionin tim tek kombëtarja e Zvicrës është shumë e lartë” – tha 23-vjeçari, vëllai i të cilit luan për kombëtaren helvetike. 


No comments:

Post a Comment