Monday, September 8, 2014

Mediat serbe për fitoren e Shqipërisë (Foto)

Edhe pse Shqipëria me meritë fitoi si mysafire e Portugalisë (0:1), ekipi kuq e zi duket se assesi nuk do t’ua mbush syrin askujt në Serbi.



Për mediat serbe, fitorja e shqiptarëve ishte befasi e madhe, derisa kujtojnë se kuqezinjtë janë në grup me Serbinë.
“Futbollistët e Shqipërisë bën një surprizë të madhe qysh në fillim të kualifikimeve për “Euro 2016”, pasi në Lisbonë mposhtën përfaqësuesen e Portugalisht minimalisht, 1:0”, shkruan "Kuriri" serb, duke kujtuar se Portugalia luajti pa Cristiano Ronaldon.
Edhe "Blic" e konsideron të habitshme fitoren e shqiptarëve, sikurse gjitha mediat tjera serbe. 
Serbia sot ka luajtur baras, 1:1, me Francën. 

No comments:

Post a Comment