Wednesday, September 3, 2014

Cristiano: Këtë sezon, Champions dhe kampionat

Cristiano Ronaldo foli me ‘The Telegraph’ mbi sezonin e suksesshëm që pati me Realin e Madridit, zhgënjimin që pësoi në Botëror me Portugalinë dhe krahasoi klubin ku luan me kombëtaren e tij. 

Sezoni i kaluar - Ishte fantastik. Fituam Champions-in, trofeun që Reali kishte vite që e ndiqte. Këtë sezon do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë, por suksesit në Europë duhet t’i shtojmë edhe atë në kampionat. Gjithashtu, do të përpiqem të thyej rekordet e mia personale. E di që është e vështirë, por do të mundohem.

Botërori - Ishte i vështirë. Kishim zhvilluar një sezon të gjatë, me shumë ndeshje dhe Botërori nuk ishte një eksperiencë e bukur. Humbëm me Gjermaninë, barazuam me SHBA-në dhe fituam me Ganën. U përpoqëm, por patëm shumë dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm.

Reali dhe Portugalia - Nuk mund të krahasohet cilësia e Realit dhe Portugalisë. Unë stërvitem shumë pak me shokët e kombëtares.

Gjithashtu, Portugalia ka vetëm 10 milionë banorë dhe është vështirë të gjesh lojtarë të mëdhenj. Kjo është arsyeja pse nuk kemi fituar Europianë apo Botërorë. Por, kemi shpresë se një ditë do ia dalim mbanë.

No comments:

Post a Comment