Wednesday, September 10, 2014

Mavraj dhe T.Xhaka në top-ekipin e kualifikueseve “Euro 2016″

Shqipëria dhe kombëtare të tjera europiane luajtën kualifikueset e para në grupe për Europianin e vitit 2016, në Francë. Sajti prestigjioz “Goal.com” ka përzgjedhur edhe top-ekipin më të mirë pas ndeshjeve të para eliminatore. Sikurse shihet, në këtë ekip janë përfshirë edhe dy lojtarë nga kombëtarja shqiptare, e cila mundi në fushën e vet Portugalinë, me eurogolin e Bekim Balajt. Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka janë pjesë e formacionit më të mirë, njëri në rolin e qendërmbrojtësit dhe tjetri të mesfushorit. Kujtojmë se Taulant Xhaka zhvilloi ndeshjen e parë me kombëtaren kuqezi.

No comments:

Post a Comment