Monday, September 8, 2014

Cana: Vështirë me serbët

Lorik Cana i është gëzuar tej mase fitores ndaj Portugalisë, në nismë të kampanjës kualifikuese për Euro 2016.
Mirëpo, futbollisti kosovar thotë se Kombëtaren shqiptare e pret një punë e vështirë në vazhdim, pasi ka në grup kundërshtarë të fortë, siç është Serbia.


“Është një fillim i mbarë, por e kemi një grup të vështirë. Do të kemi punë me ekipe të mëdha si Serbia, por edhe Danimarka e Armenia”, deklaroi futbollisti gjakovar për UEFA.com.
“Por, duke i nisur mirë eliminatoret këtu në Portugali, na jep neve një mundësi të mirë të luftojmë deri në fund. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, përfundoi Cana.

No comments:

Post a Comment