Si në Tiranë "Plisat" do të shkojnë edhe në Begrad. Tifozët e njohur si "Plisat" janë bërë gati që të përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Serbinë.
Tifozët nga Prishtina kanë nisur përgatitjet për të qenë në stadiumin "Partizani" në të martën e 14 tetorit, kur Shqipëria i shkon si mysafire Serbisë në shtëpi.
"Kërkesa është bërë prej Federatës shqiptare dhe në atë moment kur të aprovohet na jena të gatshëm me shku edhe organizimi veç ka fillu", tha për Klan Kosova Omer Rushiti, nga "Plisat".
Rreth 200 tifozë nuk kanë frikë se po shkojnë në një shtet dhe te një popull që për shumë kohë ishte armik me shqiptarët.
"Nuk tutemi, nuk kthehemi mbrapa", tha Rushiti.
Në Federatën e Sporteve të Kosovës thanë se nuk janë të përfshirë në asnjë lloj organizimi për sa i përket ndeshjes Serbi-Shqipëri, aq më pak për "Plisat" të cilët nuk ndjekin ndeshjet e Përfaqësueses.
"Federata e Futbollit nuk ka kurrfarë përgjegjësie ndaj veprimeve të askujt e as të "Plisave" e as të çfarëdo tifozllëku për kombëtaren shqiptare", tha për Klan Kosova, Eroll Salihu, Sekretar në FFK.
Rreth 1300 tifozë shqiptarë pritet të shkojnë në Beograd.
No comments:
Post a Comment