Një barazim dhe Laç dhe një humbje ndaj Apolonisë, janë dy rezultate që në start ndoshta nuk i përkasin një skuadre e cila është në garë për të fituar titullin kampion. Megjithatë trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro beson akoma te një objektiv i tillë. Edhe pse nuk e thotë qartë, tekniku në një intervistë për “Sport Ekspres”, thotë se kampionati është i gjatë dhe se gjatë rrugës mund të ketë të papritura.
-Profesor, çfarë do të ndryshojë te Partizani në takimin ndaj Skënderbeut?
-Nuk mund të them se do të ndryshojnë shumë gjëra, pasi në dy ndeshjet e para kemi bërë një lojë të mirë dhe jemi ndëshkuar nga episodet. Duhet të jemi lart me mentalitet dhe do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, natyrisht që nuk do të jetë e lehtë.

-Mbrojtja ka pasur probleme në këto dy ndeshje. Çfarë ka ndodhur?
-Nuk mund ta pranoj një gjë të tillë, pasi në fazën mbrojtëse kemi luajtur mirë dhe jemi ndëshkuar nga gabime të momentit, të cilat natyrisht duhen shmangur.

-Skënderbeu është një skuadër që e njihni. Si i sheh kampionët përpara ndeshjes me ekipin tuaj?
-E kam drejtuar atë skuadër, por natyrisht nga ajo kohë gjërat kanë ndryshuar shumë dhe prej aty janë larguar futbollistë, gjithashtu janë afruar të rinj. Pavarësisht lëvizjeve mund të them se korçarët janë një ekip me stabilitet dhe kanë moral të lartë duke qenë se kanë fituar titullin katër vitet e fundit si dhe në dy ndeshjet e para të kampionatit, kanë marrë pikët e plota. Por, gjithashtu dua të saktësoj se Partizani është një ekip cilësor dhe i barabartë me skuadrat e tjera të Superiores. Një gjë të tillë do ta tregojmë edhe ndaj Skënderbeut.

-Mund të besojë Partizani ende te titulli kampion?
-Kanë kaluar vetëm dy javë dhe është e vërtetë që krijohet edhe një farë shkëputje në klasifikim, por kjo nuk do të thotë se situatat nuk mund të ndryshojnë. Duhet të presim se si do të zhvillohet kampionati, pasi mund të ketë edhe të papritura dhe mund të ndodhin shumë gjëra.

No comments:
Post a Comment