Thursday, September 4, 2014

Kozniku: Organizimi i KF Shkëndija më bindi të vij këtu

Legjenda e futbollit kosovar, Ardian Kozniku, do të jetë trajner i ri i klubit te futbollit Shkëndija nga Tetova. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kozniku, i cili ka treguar për pritjen e jashtëzakonshme që i kanë bërë në Tetovë. Ai është shprehur i kënaqur me nivelin e organizimit të klubit Shkëndija, që sipas tij ka qenë një prej elementeve që e kanë bindur të qëndrojnë në Tetovë! Ardian Kozniku pas karrierës të bujshme si futbollist, duke qenë shqiptari i parë me medalje në Kampionatin Botëror të futbollit, tash e sa kohë i është përkushtuar edhe zejes së trajnerit duke u angazhuar në grupmoshat e reja tê Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit e së fundi edhe ndihmës trajner te skuadra e Inter Zapresiç në Kroaci./lajm/


No comments:

Post a Comment