Monday, September 8, 2014

Balaj i emocionuar: Goli për shqiptarët

Bekim Balaj ka qënë futbollisti që ka ngritur në peshë të gjithë shqiptarët anembanë botës me golin e tij spektakolar, në këtë fitore të bukur ndaj Portugalisë. Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi shkodran që luan për Slavia Pragë në Çeki, nuk i fsheh emocionet e golit të parë kuqezi, golit, ndoshta më të rëndësishëm të karrierës së tij deri tani.



 “Bëmë një ndeshje të madhe. Erdhëm me besimin se mund të bënim diçka të mirë dhe ia dolëm. Për sa i përket golit, thjesht pashë topin që po vinte drejt zonës dhe godita me refleksin e sulmuesit, pa u menduar dy herë. Ne fillim u tremba se mendova se topi kishte dalë jashtë por më pas nuk mund të mbaja gëzimin. Këtë gol ia dedikoj familjes time dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”- u shpreh sulmuesi shkodran pas fitores historike të Shqipërisë në Portugali 

No comments:

Post a Comment