Xhejms Rodriguez pranon se ka raporte shumë të mira me Kristiano Ronaldon. Kolumbiani u transferua te Reali i Madridit gjatë verës për 80 milionë euro dhe fillimisht u mendua se mes dy lojtarëve do të kishte konkurrencë, por 22-vjeçari tregon se Ronaldo po e ndihmon shumë gjatë javëve të para. “Kam raporte shumë të mira me Ronaldon dhe shpresoj që të luajmë sa më shumë së bashku. Reali ka shumë lojtarë të talentuar, por ai është një një nga më të mirët në botë”, ka thënë kolumbiani. Rodriguez thekson se është i gatshëm të luaj në çdo pozicion që i cakton trajneri Karlo Ançeloti. “Mund të luaj në çdo pozicion, por këtë e vendos trajneri”, ka përfunduar ai.
No comments:
Post a Comment