Saturday, September 13, 2014

Sulmuesi i kombëtares shënon 2 herë për RNK Split

Sulmuesi i kombëtares shënon 2 herë për RNK Split
Sokol Cikalleshi shkëlqen për RNK Split në kampionatin kroat duke shënuar dy gola. Sulmuesi kombëtares shqiptare, në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e ekipit nga Spliti u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes duke shënuar dy gola mjaft të bukur për të tijtë.



Finalizimi i parë i minutës së 26-të, ishte ai që riktheu rezultatin në barazpeshë në pjesën e parë, me Cikalleshin që realizoi pas një goditje të fortë dënimi. Në pjesën e dytë ekipi i tij u gjend sërish në disavantazh por Cikalleshi arriti të barazojë në minutën e 72-të pasi mori mirë një top të gjatë nga mbrojtja dhe me një goditje plot finesë evitoi daljen e portierit duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij ndaj Lokomotivës së Zagrebit, me RNK Split që aktualisht mban vendin e pestë në renditje me 9 pikë.

No comments:

Post a Comment