Friday, September 5, 2014

Gazeta e famshme britanike “Dialy Mail”, artikull për fshatin Dollogozhdë të Strugës

Gazeta e famshme britanike Dialy Mail në numrin e saj të sotëm (5 shtator 2014) i ka kushtuar një shkrim fshatit Dollogozhdë të Strugës, ku flet për donacionin respektivisht ulëset e stadiumit Allianz Arena që nga skuadra e famshme gjermane FC Bayern,  ju bënë dhuratë për fushën e sportit pranë shkollës fillore të këtij vendbanimi, transmeton portli Drini.mk





Bayern Munchen jep donacion ulëset e tribunës jugore të rinovuar të Allianz Arenës, për një shkollë në Maqedoni, është titulli i artikullit në fjalë. Më pas gazeta prestigjoze shkruan Bayern Munchen solli buzëqeshje në fytyrat e nxënësve të shkollës dhe banorëve të këtij lokaliteti, pasi dhuroi ulëse për tribunën pranë fushës së sportit në shkollën Nuri Mazari… Nxënësit e Dollogozhdës ndoshta asnjëherë nuk e kishin imagjinuar se do të ulen në ulëset e stadiumit të famshëm gjerman…shkruan mes tjerash Dialy Mail.
Në shkrimin që është botuar në rubrikën e sportit, gazetari përshkruan zhvillimin e mbrëmjes cermoniale natën e lëshimit në përdorim të këtyre ulësve, ndërsa shkrimin e ka të ilustruar edhe me fotografi krahasuese. Lajmin origjinal mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm./Drini.mk

No comments:

Post a Comment